Ministri japonez i mjedisit thotë se uji i ndotur nga uzina bërthamore Fukushima mund të lëshohet në oqean, sepse hapësira e ruajtjes do të mbarojë në vitin 2022.
Më shumë se një milion ton ujë që është përdorur për të ftohur reaktorët e shkrirë, mbahet në tanke gjigande.
Grupet e peshkatarëve e kanë kundërshtuar fuqimisht idenë por shumë shkencëtarë thonë se kjo do të përbënte rrezik të lartë.
Qeveria tha se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Ndërtesat e reaktorit në termocentralin Fukushima u dëmtuan nga shpërthimet e hidrogjenit të shkaktuar nga tërmeti dhe tsunami në 2011. Tre reaktorë u shkrinë.
Qeveria japoneze vendosi që zona të pastrohet në një operacion të gjerë i cili do të marrë shumë dekada për t’u përfunduar./real-news.tv/

