Aksioni i RENEA-s dhe Forcave Operacionale që është shtrirë në disa qytete të vendit, është duke u zhvilluar në këto moment dhe në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se aksioni në Tiranë po zhvillohet për goditjen e dy grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, të cilat janë zbuluar në sajë të përgjimeve që po kryhen prej rreth një viti.
Deri më tani mësohet se janë shoqëruar 20 persona, ndërsa operacioni po kryhet nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

