TË FUNDIT

Vuçiç: Ne do të dëshironim tërheqjen e njohjes së Kosovës por…

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar ditën e sotme rreth deklaratë së presidentit çek, i cili deklaroi se do t’i kërkojë institucioneve çeke tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur.

Vuçiç u shpreh se ai nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiç tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që sipas tij janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

“Ne do të dëshironim tërheqjen e njohjes, por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Deklarata e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, u bë gjatë vizitës në Beograd, pas një takimi që pati me homologun e tij serb.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat