TË FUNDIT

Ra bashkë me Azemin/ Rudina dhe Kiri bëjnë gjestin fisnik te familja e Besim Çerës

Sot në 21 vjetorin e vrasjes së “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari, fëmijët e tij, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari me vëllain e saj Kirin, vizituan familjen e ish-truprojës së vrarë të Azem Hajdarit, Besim Çerën.

Teksa ka publikuar fotot në Facebook deputetja Hajdari ka vlerësuar sakrificën e Çerës. “Sot bashkë me Kirin, vizituam familjen e të ndjerit dhe mikut tonë, Besim Çera. I përjetshëm kujtimi i Besim Çerës që ra si vëllai i Azem Hajdarit! Nderime dhe mirënjohje përherë nga familja jonë”, shkruan deputetja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat