TË FUNDIT

Qytetarët zbulojnë mashtrimin, ja ç’bënte ky 37-vjeçar i dënuar me 2 vite burg

Policia e Belshit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin me iniciale R.Z.,i cili ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 2 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar autoritetet për vendodhjen e të riut dhe pas lokalizimit u vu menjëherë në pranga.

Belsh/ Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Belsh, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin , kapjen dhe ndalimin e shtetasit: R.Z., 37 vjeç, banues në Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat