Vettingu ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Gjovalin Përnoca.
Para dy ditësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
Vendimi i tij është dhënë ditën e sotme dhe gjykatësi nuk ka arritur t’i kalojë tre shkallët e vlerësimit të figurës së tij.
Gjovalin Përnoca ka një karrierë të gjatë në sistemin e Drejtësisë, ku ka shërbyer fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe Shkodër dhe për 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2003, Përnoca është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, detyrë të cilën e ka ushtruar tashmë prej 15 vitesh

