TË FUNDIT

Pas traumës në kokë, familja e turistit italian hap dyert e mortit

Një anije turistike pak ditë më parë, ndërsa kalonte në ujërat shqiptare kërkoi ndihmë për shkak se një prej turistëve kishte pësuar traumë të rëndë në kokë. Një anije shqiptare e mori 33-vjeçarin nga krocera dhe e dërgoi në spitalin e Durrësit për kurim.

Për shkak të dëmtimeve Matteo Sartori, nga Padova u dërgua në spitalin e Tiranës. Më tej ai është transportuar për në Itali ku dhe ndërroi jetë në një spital italian në Padova.

33-vjeçari po udhëtonte me të dashurën me krocera, por është rrëzuar duke u dëmtuar shumë rëndë në kokë. Pas gjashtë ditësh nga incidenti ai ndërroi jetë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat