TË FUNDIT

“Akt i turpshëm”/ Ish-presidenti: ‘Venecia’ nuk e shkarkon Metën

Ish-Presidenti Bujar Nishani e quan një veprim të turpshëm thirrjen e Komisionit të Venecias për shkarkimin e Metës, po aq i turpshëm sa edhe ngritja e Komisionit hetimor.

Sipas tij, veprimi i Metës është rutinë, ndërsa Komisioni i Venecias nuk e shkarkon dot presidentin.

“Presidenti ka ushtruar një tagër kushtetues, për të shfuqizuar një dekret të mëparshëm, pra është një procedurë rutinë. Por përfshirja e Komisionit të Venecias është një akt po aq i shëmtuar sa ç’ishte ngritja e komisionit për shkarkimin e Presidentit. E dinte edhe Kryeministri që Venecia nuk mund të pranonte shkarkimin e Presidentit. Por e ka përdorur këtë komision për të gjetur një rrugëdalje nga veprimi i turpshëm, duke krijuar një precedent jo vetëm të shëmtuar, por edhe të rrezikshëm politikisht, për të sulmuar institucionalisht Presidentin e Republikës”, u shpreh Nishani në A2Cnn.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat