Një shqiptar është përfshirë ditën e sotme në një aksident me pasoja fatale në Itali.
Mësohet se një kamion, i cili drejtohej nga një shofer shqiptar, ka përplasur rreth orës 8 në Volpiano një motor tip BMW XR1100.
Përplasja me rimorkion e kamionit ka lënë të vdekur drejtuesin e motorit.
Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, ndërkohë autoritetet e shtetit fqinj kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


