Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rrugët e Shqipërisë. Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”.
Një mjet tip kamion, i cili kishte në rimorkio një eskavator, ka goditur mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.
Gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios dhe ka goditur mjetin.
Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar nga policia.

