TË FUNDIT

Shpërdoruan detyrën, 6 zyrtarë nën hetim në Dibër

Procedohet penalisht ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër si dhe 4 punëtorë të tjerë të këtij institucioni.

Punonjësit e ALUIZNI-t, ndër të cilët edhe ish drejtues të Qendrës Balneare Dibër, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin.

Policia ka vënë nën hetim shtetasit N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë  së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër dhe E.M, 37 vjeç, banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t,   në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër, I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër, S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër dhe E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta shtetas duke qënë  të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër,  dyshohet se me veprimet  e tyre, në kundërshtim me ligjin,  kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes,  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje  (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar  dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat