TË FUNDIT

KQZ-ja publikon afatet për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura afatet për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve mund ta dorëzojnë:

–              Subjektet politike të certifikuara;

–              OJQ-të;

–              Organizatat Qeveritare dhe Ndërqeveritare;

–              Organizatat Ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

–              Përfaqësuesit e vendeve të huaja;

–              Mediat.

Afatet për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve janë si në vijim:

27 gusht – 27 shtator: Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve

27 gusht – 1 tetor: Afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave

Për më shumë informacione ju lutem vizitojeni ueb faqen e KQZ-së dhe Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) në KQZ.

Formularët mund t’i merrni në ueb faqen e KQZ-së.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat