Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gziq.
Shoferi i mjetit tip “Toyota Yaris” ka humbur kontrollin, dhe për pasojë është përplasur me bordurat anësore të autostradës. Si pasojë e kësaj përplasjeje është plagosur rëndë e mitura që ka qenë pasagjere në mjet.
Burime bëjnë me dije se vajza e drejtuesit të mjetit ka humbur të dyja këmbët si pasojë e përplasjes.
Gazetari i Fax Neës Martin Marku raporton se ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen është vonesa e ambulancës, prej më shumë se 40 minutash për të mbërritur në vendngjarje.
Ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i shoferit të mjetit dhe të vajzës së tij. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje po heton lidhur me rrethanat e mëtejshme të këtij aksidenti me pasoja të rënda.

