Si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë 3 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali janë në gjendje të rëndë në spital.
Sipas mediave italiane një makinë ku udhëtonin 3 shqiptarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Makina është dëmtuar aq shumë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

