Pak minuta më parë një aksident shumë i rëndë që ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan.
Tre automjete, një i tipit Benz dhe dy tip MItsubish janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e makinave, njëra prej të cilave ishte grua.
Sipas raportimeve paraprake gruaja ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se të gjithë të plagosurit po transportohen në spital me 2 ambulanca ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur edhe shkaqet e aksidentit.

