Përgjaken rrugët/ Aksident në Korçë-Pogradec, ja bilanci

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4.jpg

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë- Pogradec. Sipas njoftimit të policisë drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy auto-ambulanca.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit të Lleshnicës, ku janë përplasur dy makina me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ende nuk është raportuar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303