Ditën e sotme banorët e Levanit kanë nisur protestat e para për mungesën e ujit të pijshëm.
Sipas tyre probleme ka në Levan, Jaru dhe Shtyllas.
Protestuesit shprehen se i kanë bërë kërkesë bashkisë, pasi janë taksapagues të rregullt.
Ata duan të zhvillojnë një takim me kryetarin e bashkisë.
“Paguajmë edhe për shkollën takse edhe pse është shtetërore. Paguajmë taksë tokë e asnjë kanal i pastruar. Tvsh si në faturë te ujit edhe te dritave. Nga 2011 deri tani Levani si i persekutuar. Të punësuarit në këtë njësi nuk janë nga Levani. Jemi fermerë, mbahemi nga toka dhe pensionet”, shprehet ata.

