Policia e Korçës ka arrestuar Daniel Hykën, pas aksidentit të rëndë të ndodhur dje në Leshnicë, ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.
Hyka dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar dhe për pasoje është përplasur me mjetin tip golf, ku udhëtonte familja me 5 anëtarë nga Kamza.
Nga aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Agron Qamo 52 vjeç dhe janë plagosur 4 të tjerë. Një prej të plagosurve rëndë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

