Sot është arrestuar nga policia një 45-vjeçar, i cili ishte i dehur teksa drejtonte makinën si dhe posedonte një armë zjarri.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë vënë në pranga shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

