TË FUNDIT

Me ‘ML-në’ plot me drogë drejt Kosovës, arrestohen 4 persona (EMRAT)

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se tentuan të trafikonin drogë drejt Kosovës.

Në pranga ranë Ferdinant Cena, 31 vjec, Hajri Merkaj, 26 vjec, Irqkli Lici, 25 vjeç dhe Daniel Cena, 20 vjeç.

Policia kishte informacione se këta shtetas do të trafikonin drogë drejt Kosovës dhe u vu në ndjekje të tyre.

Në afërsi të qytetit të Krumës, nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz ML”, ku ndodheshin Ferdinandi dhe Hajriu, rreth 85 kg drogë kanabis sativa e ndarë në pako dhe e mbështjelle me natriban.

Mjeti ku ndodhej droga shoqërohej dhe nga mjeti tjetër tip “Benz”, ku ndodheshin dy te rinjtë e tjerë Danieli dhe Irakliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat