TË FUNDIT

Tronditet Dibra/ Sherr mes të rinjve, humb jetën 29 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dibrën mëngjesin e kësaj të marte. Si pasojë e një sherri mes të rinjve ka humbur jetën një 29-vjeçar.

Mësohet 29-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë policia thotë se ka kapur tre persona, dy prej tyre vëllezër si autorë të dyshuar të ngjarjes.

“Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga u vunë autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Q.P,  banues në fshatin Sllatinë, vëllai i shtetasit  D.P.  J.H. dhe M. H., vëllezër, banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat