Dy persona janë arrestuar nga policia në fshatin Bubq të Krujës, pasi kanë tentuar të vjedhin pjesët metalike të hekurudhës.
Policia, pasi mori informacion nga punonjësit e hekurudhës u vu në ndjekje të dy të rinjve.
Linja hekurudhore është bërë pre e vjedhjeve masive në gjithë perimetrin e saj.
Linja hekurudhore që ra pre e grabitjes i përket linjës Budull-Fabrikë e çimentos.

