TË FUNDIT

100 agjentë të DEA në aksion, kapin 500 kg kokainë, po vinte nga Greqia në Shqipëri

Mediat greke raportojnë se rreth 500 kg kokainë janë kapur nga policia, një pjesë e të cilës kishte si destinacion Shqipërinë.

Droga si fillim kishte si destinacion Selanikun  dhe ku më pas do të niste shpërndarja e saj. Në këtë operacion kanë marrë pjesë mbi 100 agjentë të DEA-s ndërsa është konstatuar se kokaina po transportohej në 10 kontenierë.

Mësohet ndërkohë sipas të njëjtave informacioneve se një kontenier me drogë ka përfunduar në territorin shqiptar konstatimi dhe sekuestrimi i të cilës nuk është bërë i mundur.

Droga mësohet se ishte nisur nga porti Guakacil i Ekuadorit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat