TË FUNDIT

Pedagogu i kërkoi seks studentes, zbulohet lidhja e tij me sekretarin e PD-së

Pedagogu që u arrestua mbrëmë në Elbasan për favore seksuale ndaj studentes, Denis Himci rezulton të jetë vëllai i sekretarit të PD-së në Elbasan,  Bledi Himci.

Ngjarja u pasqyrua mbrëmë në emisionin investigativ ‘Stop’, ku pedagogu Himci i kërkonte seks studentes për ta kaluar në provime

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit Denis Himci, 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për  veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas Policisë, ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në emisionin investigativ “Stop”, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat