TË FUNDIT

E rëndë në Durrës/ Makina merr përpara dhe lë të vdekur 32-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Një automjet tipit ‘Peugeot’ ka marrë përpara dhe ka lënë të vdekur një 32-vjeçar, i cili po drejtonte një biçikletë.

Raportohet se aksidenti vdekjeprurës ka ndodhur në fshatin Rrotull të Durrësit.

Policia arrestoi drejtuesin e automjetit, 28-vjeçarin  E.Ç.

Njoftimi i plotë:

Më datë 17.09.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi në mbrëmjen e datës 17.09.2019 në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugeot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat