TË FUNDIT

Sherri në Bulqizë, i plagosuri është vëllai i kryetarit të bashkisë

Detaje të reja janë mësuar nga sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku disa persona pasi kishin konsumuar alkool janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se se i plagosuri është vëllai i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Vangjel Alla.

Sipas informacioneve mësohet se Alla ka qenë në lokal dhe është përfshirë në sherr, ku dha ka mbetur i plagosur.  Vëllai i kreut të Bashkisë Bulqizë ka marrë mjekimin dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore të kryera deri tani ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, person që ka precedent të mëparshëm kriminal, i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat