Kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur që të mbledhë urgjent në selinë blu aleatët opozitarë.
Ky vendim i z. Basha vjen pasi pak orë pas ftesës së hapur të kryeministrit Edi Rama drejtuar opozitës jo-parlamentare, për t’u bërë pjesë e një dialogu ka kushte për “Reformën Zgjedhore”.
Në një prononcim nga selia blu para se të niste mbledhja, Basha e ka quajtur ftesën e Ramës si “provokim të rëndë dhe tallje”.
Mbledhja pritet të nisë në orën 18:00.

