fbpx

Meta tregon lojën e pistë që po luhet në Shqipëri

Meta-vizite-ne-Strasburg.jpg

Nga Strasburgu, ku ndodhet në një vizitë zyrtare presidenti Ilir Meta ka theksuar se sot vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë dhe në Shqipëri po instalohet një politikë e ekonomi, që qëndron larg interesave të qytetarëve.

“Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite. Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre”.

Ndër të tjera Presidenti nënvizoi edhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend, që shtypin më pas sindikatat, bllokojnë shoqërinë civile dhe censurojnë median.

“Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre. Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë!  Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës.

Borxhi publik po paralizon ekonominë. PPP –te po vrasin të sotmen, por edhe të nesërmen e financave publike.Nuk bëhet fjalë për rregullat e punës dhe të tregut. Paga minimale nuk mund të ushqejë as në 1/3 e muajit familjet e varfra. Kontrasti shoqëror po pasuron një grup oligarkësh dhe po varfëron çdo ditë punonjësit e të gjitha shtresave. Shoqëria shqiptare po humbet perspektivën e saj, dhe bijtë e shqiptarëve largohen prej vendit amë në kërkim të një jete më të mirë”, tha ndër të tjera Meta.

Për presidentin urgjente është gjetja e një zgjidhje, për të sjellë një frymë dhe një model politik të ri në vend.

“Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, sidhe përiniciativa frutdhënëse në biznese e punësim.

Së pari ne duhet të kthejmë zgjedhjet e lira në këtë vend. Të mos lejojmë të flasin në emër të shtresave në nevojë ata që po pasurohen në kurriz të varfërisë së përgjithshme dhe së bashku me botën e krimit po vjelin çdo ditë të ardhurat e përbashkëta.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303