Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’. Një person në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.
Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që e shitësja e plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po vijon kontrollet për të kapur autorin, i cili është identifikuar, raporton gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja.

