Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një deklaratë për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar tregoi se sot Interpol Tirana do të ekstradojë nga Gjermania në Shqipëri Arbër Çekajn.
Çekaj është i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine kolumbiane të fshehura mes bananeve të cilat u kapën në portin e Durrësit.

