Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Penal si dhe dekretin për Akademinë e Shkencave.
Dekreti i Metës për ndryshimet në Kodin penal u rrëzua me 11 vota pro, 85 kundër dhe 3 abstenim, ndërsa dekreti për ligjin në Akademinë e Shkencave u votua me 20 vota pro dhe 78 kundër.

