TË FUNDIT

Gazetari i njohur bën deklaratën bombë: Ja çfarë paraqiti Tahiri pas debatit në Gjykatë

Gazetari Trashgim Sokolaj ka rrëfyer detaje të reja ditën e sotme lidhur me seancën e radhës së Tahirit në Gjykatë.

Ai ka bërë me dije se ish-ministri i Brendshëm ka paraqitur një provë shumë të fortë.

Gazetari thekson se pas një debati të ashpër në Gjykatë, Tahiri ka nxjerrë një foto me kryeministrin Rama.

“Gjatë seancës së sotme ish-ministri Tahiri ka pasur një komunikim me tone të ashpra duke i konsideruar akuzat ndaj tij si politike. Në vazhdim të një vendimi jo shumë juridik dhe ligjor, por më tepër sesa juridik-politik ka përmendur edhe ministren aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të cilën ka thënë se e kishte informuar për çështjen e radarëve që fikeshin në Vlorë dhe në Durrës kur kalonin ngarkesat me drogë. Në seancën e sotme ai para Gjykatës, duke pranuar se nuk i ka paraqitur si prova në dosje, por si elementë shtesë për personalitetin e tij”, u shpreh gazetari.

Më tej, Sokolaj ka bërë me dije se Tahiri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka quajtur Ramën ‘shefi’ i madh.

“Ai ka paraqitur sot një fotografi të takimit që ka pasur me kryeministrin Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar në kohën kur Prokuroria pretendon se vëllezërit Habilaj kanë ardhur në Tiranë dhe kanë takuar një person që ata thonë “shefi i madh”. Edhe avokati i Tahirit, por dhe vetë Tahiri ka thënë që nuk e sheh veten si “shef” të ndonjë grupi kriminal, por si një politikan që po përballet me këtë proces, duke e cilësuar proces pa prova dhe sipas tij i vetmi “shef politik” është Rama, por që nuk ka lidhje me akuzat që ka ngritur Prokuroria ndaj tij”, ka shtuar Sokolaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat