Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka tërhequr vëmendje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas më shumë se 12 vitesh, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, dënim që i kalon në shërbim prove.
Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.

