TË FUNDIT

Tragjike në Minierën e Spaçit/ Vdes punëtori, e zë poshtë makineria prerëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një magazinier në minierën e Spaçit në Mirditë ka humbur jetën.

Bëhet me dije se viktima është Anton Prenga, 47 vjeç.

Punëtori  është zënë poshtë nga një makineri prerëse teksa po punonte.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat