I riu shqiptar që u gjet i pajetë në një pyll të Gjermanisë është boksier.
Viktima është Ismail P. 27 vjec i cili merrej me boks jo profesionist.
Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me mjete prerëse të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.
Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë.
Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti” i kishte thënë taksistit ta priste pasi do të rikthehej prapë, por nuk u kthye kurrë.
I riu shqiptar u gjet ditën e djeshme në një pyll i masakruar, i mbuluar me gjethe dhe i hedhur në një kanal të ujërave të zeza.


