TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori amerikan mesazh të qartë kandidatëve

Ndërsa data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës po afron, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett, ka dhënë një mesazh drejtuar kandidatëve për deputetë.

Në prag të fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore, Kosnett shkruajti në llogarinë e tij në Twitter se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë nga vetë kandidatët.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka shkruar Kosnett.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 6 tetor, pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i vendit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat