TË FUNDIT

‘Thikën e mbaja gjithmonë me vete’. Apeli konfirmon dënimin për 27 vjeçarin

Apeli i ka konfirmuar dënimin me 30 vite e 8 muaj burgim dhënë, nga Gjykata e Teramos në Itali për 27-vjeçarin Fitim Koldashi, me akuzën e vrasjes së 22-vjeçarit Manuel Spinelli, me origjinë rome. Vendimi, sipas mediave italiane, u dha pasditen e 20 shtatorit.

Koldashi u dënua për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Prokuroria, në pretencën e saj kërkoi burgim përjetë.

Vrasja

Krimi ndodhi në Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, viktima, i cili ishte për darkë me disa të afërm, u takua më pas rastësisht me Koldashin. Ky i fundit po lëvizte me një makinë, ku pasagjere ishte e dashura e shqiptarit, e cila në të kaluarën kishte pasur një lidhje romantike me Spinellin.

Sipas hetimeve, shqiptarët kaloi shumë afër me makinë tek grupi i vogël që shoqëronte Spinellin, i ati dhe një tjetër person. Palët shkëmbyen fjalë fyese mes tyre.

Në atë moment, 27-vjeçari doli nga makina dhe aty nisi një konfrontim fizik. Në tension e sipër, shqiptari nxjerr thikën dhe qëllon dy herë italianin me prejardhje rome, në fytyrë dhe zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

“Thikën e mbaja me vetë gjithmonë për tu mbrojtur”, ka thënë Koldashi, i cili e ka pranuar krimin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat