TË FUNDIT

Aksident i rëndë/ Përplaset 27-vjeçari, por ecte me biçikletë buzë rrugës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë, ku një mjet ka përplasur një 27-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë buzë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa 27-vjeçari i aksidentuar është Y.M i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë ët shkaqeve që çuan në këtë aksident.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat