TË FUNDIT

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje të moshuarin

Një 89-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Korçë. ai është aksidentuar për vdekje nga 35-vjeçari A.Sh, i cili drejtonte mjetin tip “Opel”.

Informacioni i policisë: Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat