Greqia i ka ofruar mbështetje dhe solidarizim Shqipërisë pas goditjes së tërmetit të fuqishëm në vend.
Me anë të një postimi në ‘Twitter’, Ministria e Jashtme greke shpreh mbështetje ndaj shqiptarëve të prekur dhe qeverisë.
‘Ne i shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë qeverisë së Shqipërisë dhe njerëzve të prekur nga tërmeti’, thuhet në mesazhin në Twitter.
Raportohet se Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile është i gatshëm të ndihmojë autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit.


