Kisha Katolike Shqiptare ka reaguar në lidhje me tërmetet që lëkundën vendin ditën e djeshme.
Kisha theksoi se do të ofrojë përkrahjen e saj nëpërmjet strukturave vendore.
Mesazhi i Kishës Katolike të Shqipërisë pas tërmeteve të djeshme:
Të nderuar qytetarë të Kombit tonë Shqipëri, në veçanti ju të prekur më së shumti nga kjo katastrofë natyrore,
Kisha Katolike në Shqipëri, solidarizohet me të gjithë ju, individë dhe familje, që dje dhe gjatë natës së sotme përjetuat çaste me të vërtetë të dhimbshme si pasojë e tërmetit. Me anë të këtij mesazhi duam të shprehim solidaritetin tonë si dhe duam t’i qëndrojmë pranë secilit prej jush duke u angazhuar së pari në lutje, duke ja besuar Zotit rimëkëmbjen dhe kapërcimin e situatës por edhe duke vënë në dispozicion përkrahjen tonë konkrete përmes strukturave të saja.

