TË FUNDIT

Tërmetet, 57 banesa të dëmtuara edhe në Dibër

Pas afro 24 orë kur një valë tërmetesh goditën vendin tonë kanë dalë edhe bilancet sipas raportimeve të bëra në të gjitha Bashkitë e Qarkut Dibër.

Menjëherë pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka zhvilluar takime me shtabet e emergjencave civile në katër bashkitë e Qarkut.

Prefekti Shehu tha se dëmet më të mëdha janë raportuar në Njësitë Administrative Xibër e Gurrë në Bashkinë e Klosit. Sipas tij deri tani janë raportuar 57 banesa të dëmtuara të cilat do të verifikohen nga grupet e punës, raporton Vizion +.

Më problem mbetet një familje prej 4 anëtarësh në fshatin Mali i Lezit në Njësinë Administrative Gurrë e cila ka mbetur në qiell të hapur.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat