TË FUNDIT

U shtirën si ekip volejbolli, ndalohen 10 emigrantë në Greqi

Emigrantët sirianë kanë gjetur një mënyrë origjinale për të kaluar kufirin drejt Evropës, por që fatkeqësisht rezultoi e pasuksesshme.

10 të rinj sirianë janë futur ilegalisht në Greqi me pasaporta ukrainase. Të veshur të gjithë me uniforme blu, të njëjtë, me çanta sportive identike dhe me topa volejbolli në duar, emigrantet sirianë provuan të hipin ne avionin e linjës Athinë-Zyrih.

Por ata nuk i shpëtuan dot syrit të policisë dhe detaji që i zbuloi ishte pikërisht pasaporta falso.

Të rinjtë nga Siria kishin ardhur me anije në Greqi por asnjë nga tentativat për të shkuar në perëndim nuk iu rezultoi e suksesshme ndonëse kjo e fundit ishte një gjetje shumë më komode.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat