Kryeqyteti është nën pushtetin e një moti të keq. Një mot me shira të rrëmbyeshëm dhe me shtrëngata ka pushtuar Tiranën pasditen e sotme. Dy ditë pas panikut të krijuar nga tërmeti i fuqëishëm, tashmë kryeqyteti është nën pushtetin e shirave të rrëmbyeshëm dhe shtrëngatave.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme shirat e furishëm kanë sjellë edhe një trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit.
Vetëm pak orë më parë u raportuar se qyteti i Lezhës është përmbytur në disa zona kryesore ku uji arrin nivelin 45 cm. Sinoptikanët janë shprehur gjithashtu se gjatë 24 orëve në vijim shumë qytete të Shqipërisë do të përfshihen nga një mot i furishëm.

