TË FUNDIT

Ministrja e Ramës u ‘dikton’ shqiptarëve mediat që duhet të besojnë

Ditën e dielë përhapi panik në Shqipëri një lajm që i njoftonte qytetarët se duhet të dilnin nga shtëpia për shkak se do të ndodhte një tërmet edhe më i madh se ai i ditës së shtunë.

Pikërisht në lidhje me këtë lajm ka pasur angazhim nga ana e institucioneve shtetërore për të zbuluar edhe burimin nga u publikua.

Por teksa në një vend demokratik, qytetarët janë të lirë të informohen aty ku gjithsecili e sheh të arsyeshme, nuk mendon kështu ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Ditën e djeshme në një dalje për mediat ajo tha se do të punohet në kurrikulat mësimore për të edukuar nxënësit për mënyrën se si të dallojnë një lajm të vërtetë nga ai rremë.

Ndërsa bëri thirrje për shqiptarët që duhet të mbështeten tek burimi i informacionit dhe burimi sipas saj janë televizionet kryesore në vend.

“Duhet të fuqizojmë kurrikulën mësimore tek nxënësit që të bëjnë dallimin midisi lajmit “fake” dhe atij të vërtetë.

Lajmet e rreme duhet t’i luftojmë më çdo kusht. Mbështetuni gjithmonë tek burimi i informacionit dhe mos besoni gjithçka që shihni në portale.

Nëse shihni një lajm bombastik, në një portal anësor si ai i djeshmi, ju lutem mos e merrni seriozisht, por mbështetuni tek televizionet kryesore, mbështetuni tek burimi i sigurt”, theksoi ajo.

Në asnjë manual apo shkollë gazetarie nuk thuhet që televizionet kryesore apo më të mëdha të një vend janë burim i sigurt informacione.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat