TË FUNDIT

VIDEO / Njësoj si në filma, policia në ndjekje të shoferit që nuk u bind për të ndaluar

Një ndjekje si nëpër filma është shënuar në Elbasan, ku një shofer që drejtonte një automjet tip ‘Benz ML’, ka bërë parakalim të gabuar dhe nuk i është bindur urdhrave të policisë.

Edhe pse policia i ka bërë shenjë që të ndalojë, shoferi ka ikur me shpejtësi. Në këtë mënyrë policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka ndaluar pas disa kilometrash.

Fatmirësisht nga ky incident nuk u shënua asnjë dëm edhe pse rrezikshmëria e ndjekjes ishte shumë e lartë. Pas ndalimit, policia ka bërë heqjen e patentës së këtij shoferi si dhe veprimet e tjera proceduriale për mos bindjen e tij ndaj urdhrit të policisë.

Ditën e sotme në Elbasan po kryhet një operacion nga policia pas aksidentit të djeshëm që la pas 4 viktima.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat