Një ngjarje jo si të tjera ka ndodhur sot në Itali.Dy shqiptarë janë arrestuar të dielën nga policia italiane nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
Shqiptarët që janë vënë në pranga i përkasin moshës 27 dhe 36 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia italiane shqiptarëve i janë sekuestruar mbi 6 kilogramë marijuanë, pajisje për peshimin e drogës, materiale të ndryshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës, mjete të ndryshme për tharje dhe paketim dhe një celular.
Denoncimin në polici e ka bërë pronari i një ferme, të cilën shqiptarët në mënyrë ilegale e shfrytëzonin për prodhimin e lëndëve narkotike.

