Diplomati i njohur Agim Nesho ka reaguar në lidhje me takimin Rama-Micotaqis në New York.
Ai është shprehur për News 24 se me grekët duhen biseduar tema esenciale dhe jo të flitet për basketboll.
“Grekët për Shqipërinë janë një fuqi e respektuar. Shqipëria dhe Greqia duhet që të respektojnë njëri-tjetrin e jo kryeministrat të flasin për basketboll. Duhen pra gjëra që janë esenciale, që kanë kuptim për politikat dhe diplomacinë tonë. Për takimet bilaterale duhet transparencë, ta dinë shqiptarët se çfarë Rama ka biseduar me Mitsotakis”, tha Nesho.
Më tej, ai nënvizoi faktin se SHBA ka interes ndaj Shqipërisë, edhe për faktin se shqiptarët janë pro amerikanë e pro europianë.

