TË FUNDIT

Pas dy muaj hetim, kapen 5 persona, mes tyre Inspektori i policisë, zbardhen emrat

5 persona janë arrestuar nga ana e policisë, pas një hetimi dymujor, në kuadër të operacionit të koduar “Gjerbës”.

Janë mësuar emrat e të arrestuarve, të cilët janë: Ardjan Saliaj, Gentjan Xhaferraj, Lorenc Xhanaj, Luftar Xhaferraj dhe Petrit Rakipi.

Personat e lartpërmendur akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike, ndërsa mes të arrestuarve është dhe një inspektor policie. Gentjan Xhaferraj veç akuzës për kultivim lëndësh narkotike akuzohet dhe për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Finalizohet operacioni i koduar “Gjerbës”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Ndalohen 5 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe pas një hetimi dymujor të bërë nga ana e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua operacioni “Gjerbës”, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan 5 persona, konkretisht:

Ardjan Saliaj,

Gentjan Xhaferraj,

Lorenc Xhanaj,

Luftar Xhaferraj

dhe Petrit Rakipi.

Për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat