Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në mbrëmje në Tiranë, pasi dy persona ende të paidentifikuar nga policia e Tiranës kanë grabitur me armë një çift, teksa ata ishin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në makinë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Caza Italia” në kryeqytet, ku sipas policisë dy persona të armatosur i kanë marrë pa dëshirën e tij dhe me dhunë, makinën një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia.
Pronari i automjetit me profesion inxhinier ka qenë në pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar.
Rasti në fjalë po administrohet dhe hetohet nga oficerët e komisariatit nr.3 në Tiranë, të cilët thanë se automjeti tip “Fiat” është marrë me forcë dhe kundrejt kanosjes së armës. Burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.

